shqiperi

Monika Kryemadhi flet për celularin e sekuestruar nga SPAK: Pjesa më e madhe e bisedave janë me Kryeministrin Edi Rama

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se në celularin e sekuestruar nga SPAK kishte biseda me kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi gjithashtu tregoi se këtë celular e ka përdorur në periudhën 2013-2015 kur LSI në atë kohë ka qenë në bashkëqeverisjes me PS-në. Ndërkohë që mes të tjerash tregoi se në atë cvelular kishte thashetheme me Ramën.

Pjesë nga bisedat:

Blendi Fevziu: Çfarë gjeti SPAK-u në shtëpinë e nënës tuaj?

Monika Kryemadhi: Gjeti telefonat e fëmijëve.

Blendi Fevziu: Është rezidencë e juaja aty?

Monika Kryemadhi: Po e jona është. Ne të gjithë vendosim adresën 164 sepse janë dy shtëpi të bashkuara bashkë dhe kanë një derë. Dy prona të bashkuara bashkë.

Blendi Fevziu: Cila është historia e një telefoni?

Monika Kryemadhi: Është një telefon im i periudhës 2013-2015 që pjesa më e madhe e komunikimeve të mia janë me Kryeministrin Edi Rama në atë kohë.

Blendi Fevziu: Është koha kur ju keni qenë pjesë e qeverisjes, partia juaj.

Monika Kryemadhi: Monika nuk ka qenë pjesë e qeverisjes.

Blendi Fevziu: Edhe çfarë kanë gjetur brenda këtij telefoni?

Monika Kryemadhi: Asgjë s’kanë gjetur.

Blendi Fevziu: Me Ramën çfarë shkruanit ju?

Monika Kryemadhi: Çdo gjë kemi shkruajtur, edhe thashetheme për ty kemi bërë.

Blendi Fevziu: Po m’i thuaj dhe tani publikisht…

Monika Kryemadhi: Nuk i mbaj mend me thënë të drejtën, por të mira janë.

të fundit

Qëndrimi ynë është publik/ Kreu i SPAK Klodian Braho: Mungesa e një mase sigurimi dëmton një hetim, mendoj se Balluku s’duhet të ketë imunitet

Në një seancë dëgjimore për krimet zgjedhore në Komisionin e Ligjeve dhe në përgjigje të deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, …

3 seconds ago

Dëshmitarët e masakrës në Saradan e quajnë të papranueshëm dënimin me 12 vjet burg për Ekrem Bajroviqin

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit nga komuna e Istogut janë shprehur të pakënaqur lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të…

4 minutes ago

Kurti premton 1 miliard euro për mbrojtjen, Haxhiu rithekson synimin e Kosovës për NATO në diplomimin e kadetëve të FSK-së

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën Kryeministrin Albin Kurti…

5 minutes ago

QMK vendos kamera inteligjente për zbulimin e hershëm të zjarreve në zonat më të rrezikuara në Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza(QMK) ka nisur një projekt pilot për instalimin e kamerave të mençura për zbulimin e hershëm…

7 minutes ago

Mickoski: Kemi në fokus një model ekonomik që garanton siguri dhe i nxit të rinjtë të qëndrojnë në vend

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se synojnë një model të zhvillimit ekonomik që krijon siguri dhe mban të…

7 minutes ago

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa leje përgjatë vijës bregdetare

Në orët e paradites së kësaj të premteje, IKMT do të ndërhyjë në bregdetin e Jalës, ku po shemben disa…

9 minutes ago