Kuvendi sot do të zhvillojë një seancë maratonë ku do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2024.
Por pa nisur seanca kanë filluar tensionet mes deputetëve të opozitës dhe Gardës, e cila nuk i lejoi të hynin në Kuvend pa i kontrolluar.
Ndërsa në ambientet e jashtme ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha i cili po fliste për mediet.
Ndërsa ai ishte duke folur, prapa shpinës së tij u shfaq makina e Kryeministrit që i drejtohej Kuvendit.
Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe e quajti kryeministrin Rama frikacak.
Berisha: Kush është ky që kalon tani? Me thoni pak…
Gazetarja: Rama!
Berisha: Rama? Çfarë frikacaku, vjen një orë para. Ka frikë se…siç erdhi do largohet.
Berisha tha se aksioni i opozitës sot në Parlament do jetë i fuqishëm dhe paralajmëroi gazetarët se do jenë dëshmitarë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Parlament.
Berisha: Ai siç e ka filluar në këtë mënyrë me 10 makina mbrapa, do përfundoje me një autokolonë me 20 makina…njëlloj si Kim Jon Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë dëshmitarë se si erdhi./albeu,com
Lumir Abdixhiku do të vazhdojë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kuvendi i partisë, i mbledhur ditën e…
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së Lapajt para Kryeministrisë. Siç shihet edhe nga fotoja, Xhaferri…
Në listën e 9 të nominuarve për këtë javë, renditet dhe emri i Mirit, i cili ndonëse shumë herë është…
Lëvizja Shqipëria Bëhet protestoi sot në tubimin e saj të katërt radhazi para kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë pas…
Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit në vendin tonë, teksa raportohet se ka ndërruar jetë në…
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Franceska Murati prej kohësh është përfolur për fundin e martesës së saj. Edhe pse nuk…