Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit në vendin tonë, teksa raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi.
Aktori ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.
Fitim Makashi është babai i këngëtarit të njohur në vendin tonë Redon Makashi.
Kush ishte Fitim Makashi
Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.
Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.
Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ndërroi fshehurazi avion ndërsa po largohej nga një samit i NATO-s në Turqi…
Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por…
Ditën sotme vendi ynë, do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në…
Pesë persona janë arrestuar në Francë gjatë një operacioni për të shkatërruar një rrjet trafikimi droge që përdorte dronë për…
Ekipet e shpëtimit në Kolumbi po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën ton rrënojash pas një tërmeti…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 79.8 lekë, në shitje me 81.1 lekë. Euro, do…