“Mirëqenia e qytetarëve s’është prioritet i qeverisë”, Xhixho: Importi i mbetjeve vepron në interes të mafias së plehrave

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se prioritet për qeverinë e Edi Ramës janë biznesi i plehrave dhe miliona eurove për inceneratorë që nuk ekzisojnë dhe aspak shëndeti apo mirëqenia e qytetarëve.

Postimi i Xhixhos:

Prioritet për qeverinë e Edi Ramës janë biznesi i plehrave dhe miliona eurove për inceneratorë që nuk ekzisojnë dhe aspak shëndeti apo mirëqenia e qytetarëve.

14.15 miliardë lekë dalin nga buxheti i shtetit 2024 për të financuar kontratat koncesionare.
Në krahasim me vitin 2023, një rritje me 11% më shumë.

Para ka por ato nuk shkojne për të ndërtuar kopshe, çerdhe, shkolla të reja, as për ilaçet e të sëmurëve me kancer në Spitalin Onkologjik, as për rroga dinjitoze, por para ka vetëm për interesat e klientëve pranë Edi Ramës.

Inceneratori fantazmë i Tiranës do financohet me 20% më shumë se në vitin 2023, edhe pse nën sekuestro.

Megaaferës së inceneratorëve tani i shtohet edhe ligji për importin e mbetjeve që qëllimin e vetëm ka të veprojë në interes të Mafias së Plehrave.

Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë që rrezikon shëndetin dhe jetën tonë duhet ndalur me çdo mjet!


Shtuar 24.08.2024 19:33