Pas një seance maratonë e cila nisi sot rreth orës 10:00 , Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 96 vota pro marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.
Kolegji i Evropës do të hapet për vitin akademik 2024-2025 për 31 të rinj, që janë pranuar dhe që do të nisin studimet pasuniversitare, me programin e studimit: “Transformimi dhe Integrimi Europian: Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore.
Në seancën e sotme u votuan me 72 vota pro edhe ndryshimet në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” përmes së cilave synohet rritja e meritokracisë, barazisë dhe efektivitetit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si disa nga shtyllat kryesore në të cilat mbështetet kjo forcë.
Gjithashtu u miratua me 71 vota pro dhe 27 kundër, Projektligj “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”.