Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në profilin e tij të facebook vizitën në Sukth të Durrësit, ku ka vizituar Xha Ramazanin, i cili sipas kreut të PL, ashtu si mijëra pensionistë në mbarë vendin mezi shtyn muajin.
Meta tha se në Konventën Kombëtare të PL që do të mbahet me 27 prill, 800 delegatë dhe rreth 2 mijë të ftuar do të vendosin mes të tjerash edhe për këtë kategori.
None found
Postimi i plotë:
Sot në shtëpinë e Xha Ramazanit, në Sukth të Durrësit, ku mikpritja tradicionale shqiptare më bëri të ndihem si në shtëpinë time.
Si qindra mijëra pensionistë në mbarë vendin edhe Xha Ramazani mezi e shtyn muajin me pensionin mizerabël, që nuk i del as ushqime dhe jo më për të blerë edhe ilaçet.
Ndaj 800 delegatët dhe 2000 të ftuarit e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë të 27 Prillit do të marrin vendime historike për mirëqënien e 600 mijë pensionistëve.
Pesë prioritete madhore për 4 milion shqiptarë plus!
Zëri i pensionistëve do të dëgjohet si kurrë më parë më 27 Prill!
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe…
Avokati, Hasan Shala ka folur për procedurat që duhet të ndiqen nga presidentja lidhur me dekretimin e ligjit për Specialen,…
nga Lutfi Dervishi Nga flamingot te gurët Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore…
Kategoria e Parë dhe FSHFPërmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka dalë me deklaratë…
30,000 vaksinat e para kundër gripit sezonal kanë mbërritur tashmë, dhe përveç kësaj, pritet të mbërrijnë edhe 26,000 doza të…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e rishikimit të buxhetit për vitin 2026. Ajo ka thënë…