Categories: sport

Iliria i drejtohet FSHF-së me shkresë, kundërshton gjykimin në humbjen ndaj Besës

Humbja 0 – 2 përballë Besës së Kavajës në javën e 5-të ka sjellë reagimin zyrtar të Ilirisë së Fushë-Krujës. Në publikimin më të fundit në rrjetet sociale, klubi ka njoftuar se i është drejtuar FSHF-së me një shkresë.

Skuadra që garon në Kategorinë e Parë kërkon reflektim lidhur me gjykimin, duke paraqitur pretendimet e saj për dy episode konkrete që, sipas klubit, mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit.

Të lidhura

None found

Njëri prej rasteve të kundërshtuara lidhet me golin e Besës. Fushë-krujasit pretendojnë se kishte një pozicion të dukshëm jashtë loje, të cilin anësori Mario Shazivari nuk e sinjalizoi.

Iliria ngre gjithashtu shqetësimin për një penallti të padhënë gjatë pjesës së dytë. Sipas pretendimit të klubit, kontakti brenda zonës nuk u ndëshkua, ndonëse arbitri kryesor Kreshnik Cjapi ndodhej shumë pranë aksionit.

të fundit

UEFA shqyrton kandidaturën e Wengerit përballë Infantinos në zgjedhjet e FIFA-s

UEFA po e shqyrton seriozisht mundësinë që Arsene Wenger të jetë kandidati i saj për ta sfiduar Gianni Infantinon në…

2 minutes ago

Fabio Capello krahason Kenan Yildiz me Lamine Yamal gjatë ceremonisë në Bolonjë

Trajneri i njohur italian Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes njërit prej yjeve të Juventusit dhe talentit…

8 minutes ago

Grabiti 120 mijë euro nga dy banka në Tiranë/ Robert Duka: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dy shokëve nga 3 mijë euro sepse…

Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë…

11 minutes ago

“Urdhër nga lart”/ BIRN: Policia ka vendosur gjoba të shumëfishta dhe ka shoqëruar protestuesit paqësorë

Prej miratimit të akteve normative, Policia ka gjobitur mbi 100 protestues paqësorë dhe ka shoqëruar në komisariate shumë prej tyre,…

26 minutes ago

Presidenca mohon largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë

Presidenca reagon pas kritikave për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia…

27 minutes ago

Sot parashikohen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare

Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme…

27 minutes ago