Ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, ishte e ftuar këtë të hënë, në hapjen e sezonit të pestë të “Pushime On Top”. Intervista e saj me moderatoren Ori Nebijaj, e cila përkon edhe në ditën e Pavarësisë së Amerikës, u realizua në Durrës dhe jo pa qëllim.
“Jemi në Durrës sepse kemi një projekt të rëndësishëm të Ambasadës Amerikane përmes fondit të ambasadorëve rreth ruajtjes së kulturës. Ju e mbani mend që në 2019 ishte një tërmet i tmerrshëm këtu dhe si rezultat i tërmetit, Durrësi, kalaja e Durrësit u dëmtua. Për këtë arsye jemi duke punuar sëbashku me Ambasadën Suedeze të restarohet dhe sot është dita e përurimit”, ka sqaruar Kim, ndërsa nuk ka nguruar të tregojë edhe vendin e preferuar në Shqipëri. Në fakt, jo vendin, por vendet, pasi ambasadorja e SHBA-ve, mesa duket nuk mund të zgjedhë vetëm një vend.
None found
“Ju e dini që babai im dhe familja e tij është nga malet, për këtë arsye sa herë shkoj në veri dhe jam afër maleve ndihem sikur jam në shtëpi. Mendoj që malësorët janë njësoj në të gjithë botën, ndaj më pëlqen të jem atje dhe në të njëjtën kohë jam rritur në një ishull të vogël pranë Oqeanit Paqësor që quhej “Guam” dhe ai është një ishull tropikal. Kështu që kur vjen vera më pëlqen të shkoj në jug, në Sarandë, Himarë, Dhërmi etj. E dashuroj Himarën sepse njerëzit aty janë shumë të dashur, ushqimi është shumë i mirë dhe deti i bukur. Ua them të gjithëve nuk km parë det aq blu dhe aq të pastër dhe shumë të kripur dhe 50 miqtë e mi që kanë ardhur e kanë dashuruar”
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…