Aktorja e njohur Yllka Mujo dhe ish-bashkëshorti i saj Gjergj Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitet 90’.
Mirëpo, duket se ish-çifti i kanë ruajtur marrëdhëniet pavarësisht divorcit dhe duket se shkak për këtë janë bërë fëmijët e tyre, Elia dhe Amosi.
Së fundmi, familja janë shfaqur e bashkuar dhe ka qenë pikërisht 70-vjetori i Gjergjit arsyeja e bukur.
Ka qenë vetë ky i fundit që ka ndarë disa foto në Facebook, ku shihen të katër bashkë.
“70 vjet me zemrën plot”, ka shkruar ai krahas fotove të veçanta.