shqiperi

“Më vodhi lekët …”, Aida Shtino i përgjigjet invalidit: Të ka parë Zoti, gjarpri nuk duhet ndihmuar

Xhino Merkohasanit është një 37-vjeçar i cili pas një aksidenti në vitin 2021, ka mbetur invalid.

Rasti u bë publik për mediat në emisionin e Aida Shtinos. Familja e Xhinos, në pamundësi ekonomike bëri thirrje publike për ndihmë.

Të lidhura

None found

Mirëpo, në rrjetet sociale, pas rreth dy vitesh është shfaqur Xhino me familjarët e tij teksa akuzojnë publikisht moderatoren Aida Shtino se ka vjedhur ndihmat që shqiptarët kanë dhuruar për të, shkruan AlbEu.com.

“Kur i kërkova lekët që ishin mbledhu nga shiptarët për Xhinon, më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë me të cilat pagova ambulancën”, thotë nëna e Xhinos për Aida Shtinon në një video LIVE në TikTok me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Kozaku.

Ndërkohë që Xhino shfaqet në TikTok, ku shihet gjendja e tij e rënduar, i paralizuar dhe nuk flet, e ëma pretendon se ka prova se Aida Shtino ka vjedhur fondet që shqiptarët kanë dhuruar në “GoFundMe”.

Pasi këto video janë bërë virale në rrjetet sociale, moderatorja Aida Shtino ka bërë ditën e sotme një postim ku duket se e ka drejtëpërdrejtë me këto akuza. Sipas saj këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre që kanë bërë në këtë jetë./albeu.com/

Postimi i poltë i Aida Shtinos:

Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…
Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë…
Tani ne a duhet të dalim mbi planin e ZOTIT për ta, duke i ndihmuar…si mendoni…?
Në fakt ata edhe pse kalojnë keq, kur dikush përpiqet ti ndihmojë, sërish helmojnë dhe sa keq që nuk kanë venë mend…në fakt kjo është natyra e tyre nuk ndryshojnë dot…Ata janë mësuar të helmojnë, sepse vetëm atë gjuhë dinë, nuk dinë gjuhë tjetër…
Këtu më kujtohet diçka…
Një njeri i mirë pa një gjarpër që kishte rënë në zjarr dhe u përpoq ta ndihmonte e ti shpëtonte jetën. Gjarpri sapo doli nga zjarri ju vërsul që ta kafshonte. Njeriu i mirë i tha , po unë të shpëtova jetën e ti më kafshon…?
Dhe gjarpëri ju përgjigj, nuk duhej të më shpëtoje, sepse unë isha për një arsye në zjarr, përndryshe kjo është natyra ime të helmoj e të kafshoj njerëz të mirë…
Atëherë njeriu i mirë e hodhi sërish në zjarr dhe kështu shpëtoi prej tij…
Pra përfundimin nxirreni vetë…
Ditë të mbarë o njerëz të mirë !

të fundit

Qeveria miraton raportin gjashtëmujor të buxhetit dhe ndan 1.4 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar Raportin Gjashtëmujor Financiar të…

32 seconds ago

Protestë në Divjakë kundër bashkimit me Lushnjën, kryebashkiaku Gorreja: Bashkia të mbetet më vete

Qytetarë të Divjakës kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në reformën territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj…

8 minutes ago

Përplasja në Tepelenë me tre të plagosur, në kërkim pesë persona; dyshohet për të shtëna në ajër

Policia ka zbardhur detaje të reja nga konflikti i ndodhur në Tepelenë, ku tre persona mbetën të plagosur pas një…

8 minutes ago

Mario Mitaj rikthehet në Itali, zyrtarizohet transferimi te Genoa

Mario MitajMario Mitaj është futbollisti më i ri i Genoas [...]Read More...

9 minutes ago

Poliçan Protests Against the Socialist Party’s Territorial Reform, Ironic Banner Targets Rama: “When Poliçan Burns You, the Whole Nation Burns You!”

Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të përcjellin mesazhet…

14 minutes ago

Migrant Crisis in Ceuta: More Than 50,000 Moroccans Sent Back; Trump Warns the US if Democrats Win

Qyteti spanjoll i Ceuta-s po përballet me krizën më të rëndë migratore, me rreth 60 mijë emigrantë nga Maroku që…

15 minutes ago