I eleminuari i mbrëmjes së djeshme nga Big Brother VIP, Meridiani, i cili u largua nga shtëpia pas nominimit që i bëri Donald Veshaj atij, vetes dhe Ilir Shaqirit.
Ky nominim solli polemika dhe debate të shumta midis banorëve gjatë gjithë javës, ku Meridiani shfaqej kryesisht i pakënaqur nga ky vendim i Donaldit.
None found
Ndërkohë, këto pakënaqësi duket se kanë vazhduar ende, edhe pas daljes së ish-banorit.
Nëpërmjet disa story-ve në llogarinë e tij në “Instagram”, Meridiani ka akuzuar rëndë produksionin për mostransparencë lidhur me votat e publikut.
Këtë gjë ai e ka komentuar duke ripostuar në “Instastory” disa screenshots të komenteve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” të cilët kërkonin largimin nga gara të Donaldit.
Nga ana tjetër, ai ka publikuar gjithashtu edhe mesazhe të ndjekësve të tij të cilët i dërguan prova të votave të tyre për të larguar Donaldin në numrin zyrtar të “Big Brother”.
“Sonte duhet të tregohen të drejtë dhe të respektojnë votat e publikut!!”- shkruan një ndjekës.
Ndërkohë, Meridiani nuk ka nguruar të rivendosë në vëmendje edhe debatin e tij të ashpër me Balinën. Ai ka ripostuar një story, ku e quan atë “pseudoanaliste” dhe riciton fjalët e ndjekësit:
“Kemi hy në gjynah që kemi thënë Donaldi Borës se ky paska qenë Donaldi i Balinës”./albeu.com/
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka dhënë shumicën e nevojshme partisë fituese…
VLEN ka dalë me një deklaratë për media pas akuzave të BDI-së për shkelje të Marrëveshjes së Ohri dhe të…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë muajit korrik kanë realizuar të ardhurat më të larta mujore në histori, në…
Rreth 25 deri në 30 milionë euro në vit përfundojnë në Kërçovë falë kontributit të mërgimtarëve. Kjo shumë tejkalon edhe…
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka dhënë shumicën e nevojshme partisë fituese…
Parlamenti i Shqipërisë, si i vetmi në botë, jo ndonjë shërbim policor apo ushtarak, por tërë Iranin e shpalli shtet…