Pak minuta më parë një ngjarje e rëndë tronditi Lushnjen, pasi djali mbyti babain e tij 85-vjeçar, Dhimitër Stasen.
Policia bëri të mundur pak minuta më vonë arrestimin e djalit 58-vjeçar, Andrea Stases.
Mësohet se autori është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar me burg për narkotikë.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Informacion paraprak
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com