Mbyllet në barazim pa gola ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës, rezultati nuk kënaq askënd

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë mes tyre nga një pikë në barazimin pa gola me të cilin u mbyll ndeshja mes dy skuadrave në Ballsh. Por ka qenë një pikë që nuk ka gëzuar asnjërën prej dy ekipeve.

Në një ndeshje shumë të luftuar, ku Tirana kishte më shumë raste për të shënuar, asnjë nga skuadrat nuk është treguar e qartë para portës dhe ka shpërdoruar rastet e krijuara. Vendimtar ishte sidomos portieri Pano Qirko i Bylisit i cili ndali disa herë tentativat e ekipit kundërshtar duke ruajtur portën të paprekur.


Shtuar 2.05.2021 18:05