“Mbarë Shqipëria është me depo”, Shehi: Fjalët e bukura për ujësjellësat nuk janë realitet

Teksa në Kuvend po diskutohet raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU), kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se premtimet e qeverisë për ujësjellësin, veçanërisht të Tiranës do të mbeten “vetëm fjalë të bukura”.

Sipas tij, në vendet evropiane reformat e mëdha diskutohen dhe drejtohen nga Entet Rregullatore dhe jo nga minsitrat.

Shehi: Na është premtuar që s’do ketë më depo, po mbarë Tirana dhe jo vetëm, e gjithë Shqipëria është me depo. Pretendoni për një reform të madhe, në Evropë i drejtojnë Entet rregullatore këto refroma, jo ministrat. Unë kam dyshimet e mia që gjithë këto fjalë të bukura që po thuhen për ujësjellësat nuk janë realitet. Gjithë kjo vetëmburrje sikur problem i ujësjellësave sikur problem ka filluar dhe mbaruar me këtë qeveri. Tirana merr ujë nga ujësjellësi i Bovillës, që në 2006 dhe që atëherë nuk është shtuar asnjë litër. Cili burim i ri është shtuar në Tiranë. Tirana të vetmen rezervë që ka për të përmirësuar situatën është përmirësimi i ujësjellësit të Tiranës. Sektori ka vuajtur prej vitesh nga shpërdorimet dhe abuzimet. Kanë të gjithë të njëjtat dyshime që kam unë sot. Do ta ftoja qeverinë dhe parlamentin që çështja e ujit është një çështje më madhore se ujësjellësat sepse ka ardhur dita që të bëhet një plan më i madh për të gjithë rezervat ujorë.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duke iu replikuar me Shehin tha se të gjitha pyetjet kanë përgjigje me shifra dhe fakte. Sipas saj ujë ka dhe investimet janë bërë. Gjithashtu theksoi se humbejt teknike janë ulur.

/Albeu.com/


Shtuar 30.03.2023 12:59