Martohet vajza e Luçiano Boçit, pamjet nga dasma përrallore (VIDEO)

Vajza e ish-deputetit demokrat dhe njëherësh profesorit Luçiano Boçi, Enxhi Boçi, i ka dhënë fund beqarisë. Enxhi është martuar me biznesmenin në fushën e energjisë, Eri Doko.

Dasma përrallore është mbajtur mbrëmjen e djeshme, me qindra të ftuar nga bota e politikës, biznesit dhe medias.

Mes të tjerash vëmendjen e ka marrë vallëzimi i Luçiano Boçit me të bijën në nisjes të dasmës, një moment që është duartrokitur dhe ka prekur të pranishmit në sallë.

Ndërkohë, dasma pavarësisht kohës moderne në të cilën ndodhemi, ka qenë e organizuar në detaje nga vetë Enxhi dhe një pjesë të rëndësishme e kanë zënë këngët dhe vallet tradicionale të zonës së Elbasanit.