Gazetarja Kozeta Kurti i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme në një festë me familjarë dhe miq. Kozeta dhe partneri i saj Hektor i kanë thënë po njëri-tjetrit, në festën ku nuk munguan dhe të ftuarit “VIP”.
Ndër këto të ftuar mund të përmendim Olta Bokën, Gerta Mahmutajn, Anxhela Peristerin, Era Rusin, Enkel Demin apo edhe Ardit Gjebrean dhe familjen e tij.
Kujtojmë që ky i fundit ishte ai që e zbuloi publikisht se Kurti t’i jepte fund beqarisë në korrik. Gjatë natës së dytë të gjysmëfinales të Këngës Magjike edhe vetë Kozeta më pas e konfirmoi.
Si gjithmonë e veçantë në zgjedhjet e saj, edhe fustani i nusërisë së Kozetës nuk ishte tradicional, por shumë i guximshëm. Me një gjysmë pelerinë të zezë sipër, futsani i nusrësisë së Kozeta Kurtit ishte mjaft unik.