Zëvendëkryeministrja Belinda Balluku së bashku me të Dërguarin me Punë të Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca kanë bërë prezantimin e progres raportit për Shqipërinë.
Më pas, të pyetur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve afrikanë në Shëngjin, Balluku dhe Soreca kanë dhënë mendimet e tyre.
None found
Soreca tha se mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare, mund të ketë një marrëveshje që i përmbahen legjislacionit europian.
Soreca: Ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe e kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë. Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe marrëveshja do të kalojë në Parlament për ratifikim.
Balluku: Marrëveshja ka kaluar në qeveri të gjithë procesin dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar. Askush nuk duhet të shqetësohet, as për kornizën juridike të saj. Përcakton në mënyrë të duhur të drejtën e palëve.
E konsiderojmë Shqipërinë një shtet europian, e kuptojmë shumë mirë problematikën që ka sot shteti fqinj. Jemi solidar. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që për arsye të luftës me qeverinë merren me ngjyrën e emigrantëve. Jemi popull që kemi vuajtur në kurriz paragjykimet. Është një rrugë e gjatë, do shkojë në parlament, do e dëgjoni në komisione./Albeu.com
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e fundit të jetës së Jennifer Symonds, 44-vjeçares që u gjet e…
Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë në një përplasje verbale me një gazetar të agjencisë Reuters, pasi ky i fundit…
Arsenali ka zhvilluar bisedime fillestare joformale mbi rinovimin e kontratës së yllit të tyre norvegjez Martin Odegaard, i cili është…
Ndërtimi i qendrës kombëtare të të dhënave mund të fillojë në vitin 2027, nëse procedurat shkojnë sipas planit, njoftoi Ministri…
"Këto ditë po përballemi me një rritje ekstreme të çmimit të gazit natyror, që nga fillimi i vitit është më…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra,…