shqiperi

“Korrupsioni fushë që sjell shqetësime serioze”, Soreca prezanton raportin për Shqipërinë: SPAK të ndjekë paranë!

I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca i ka dorëzuar sot qeverisë progres-raportin e hartuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.

Së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kanë bërë prezantimin e raportit në ambientet e kryeministrisë.

Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk i dorëzohet në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Soreca gjatë fjalës së tij vuri theksin te liria e medias por dhe lufta kundër korrupsionit.

Soreca: Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor.

Ai shtoi se vendi ynë ka bërë progres në reformat për integrimin në BE dhe theksoi edhe njëherë se Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Europian.

Soreca: Raporti shënon që autoritetet shqiptare kanë vazhduar që të shprehin në mënyrë të përhershme angazhimin politik për integrimin strategjik të BE. KE njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat, duke përfshirë reformën në drejtësi. Shqipëria ka mbajtur përputhshmëri me politikat e huaja dhe ato të sigurisë. Ne njohim rolin që ka luajtur Shqipëria në këshillin e sigurisë. Shqipëria mbetet një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike në BE dhe rolit të saj si një partner i besueshëm i BE./Albeu.com 

të fundit

Mickoski: Do të ketë arrestime të tjera për korrupsion dhe kontrabandë cigaresh

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve…

9 minutes ago

Ishte shpallur në kërkim prej një viti, arrestohet pronari i spitalit “Sante Plus”, Bilal Kara

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet në…

9 minutes ago

Balluku” case: Evis Berberi, former head of the Albanian Road Authority, accused of violating tender equality in 9 cases as SPAK concludes investigation

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përfundimin e hetimeve në kuadër të…

18 minutes ago

Binance faces the biggest cryptocurrency heist, with suspicion falling on North Korean hackers

Binance, platforma më e madhe në botë për tregtimin e kriptovalutave, është goditur nga një sulm masiv kibernetik, ku janë…

19 minutes ago

Wanted for murder in North Macedonia, 31-year-old Turkish man arrested while entering Albania

Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe…

19 minutes ago

Microsoft manager was last seen with her killer hours before her body was found

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e fundit të jetës së Jennifer Symonds, 44-vjeçares që u gjet e…

20 minutes ago