Makina përplas biçikletën në Shkozet, humb jetën 50-vjeçari

Durrës– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e Shkozetit.

Policia njofton se automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën./albeu.com


Shtuar 17.11.2023 08:33