“Ma hoqe trurin pjeshka ime”, dalin “në shesh” SMS-të e dashurisë mes Marjusit dhe Ersidës! Ajo tha se ishte marrë peng (FOTO LAJM)

Janë zbardhur të tjera biseda private të Marjusit dhe Ersidës, ku kjo e fundit pretendoi në polici se ishte rrëmbyer dhë përdhunuar nga ai.

Ngjarja e bujshme ndodhi pak ditë më parë, ku Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve denoncoi Marjus Musakun se e kishte rrëmbyer me forcë dhe e kishte detyruar për të kryerë marrëdhënie seksuale.

Pasi u denoncua si e zhdukur nga familjarët, policia i gjeti ata në një hotel në Durrës, ndërkohë që 30-vjeçarja deklaroi në polici se ishte mbajtur peng nga i riu nga Lushnja dhe se gjatë kësaj periudhe ishte arrestuar.

Pas kësaj deklarata, policia arrestoi Musakun me dy akuza të forta siç janë pengmarrja dhe përdhunimi, ndërkohë që i riu tha se në fakt 30-vjeçarja kishte ndejtur me dëshirë me të për dy ditë me radhë dhe se nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj.

Pavarësisht kësaj, Musaku gjendet ende në qeli, ndërkohë që familjarët e tij kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale biseda mes tij dhe Ersida Dyrmishit duke pretenduar se ata ishin të lidhur prej disa muajsh dhe se prisnin që 30-vjeçarja të ndahej nga bashkëshorti për të jetuar bashkë.

Në njërën prej bisedave të shpërndara nga familjarët, pikërisht më datë 25 korrik, ditën kur u tha se ishte zhdukur, Dyrmishi i shkruan Musakut se po bëhej gati të shkonte te ai.

Pjesë nga bisedat mes Marjus Musakut dhe asaj që pretendohet të jetë Erisida:

Ersida: Hë zemra ime se e kisha në karikim, krej nga dhoma.

Marjus: Jeta ime ti, më co foto po të them

(Zhvillojnë, një bisedë telefonike me kamer)

Ersida: Shtrihu, mos rri ul. Të lutem se stë shoh dot ashtu.

Marjusi (zhvillohet një bisedë me kamera)

Ersida: E jotja jam

Marjusi: je e imja, e kujt je.

Ersida: E jotja aq

Marjus: Të ka prek ai ?

Ersida: Jo fare

Ersida: Si je? Jam te Kloe, te kopshti. Sa të vetët në shtëpi të mar, mirë shkoi operacioni?

Marjus: Zemër, stë ka marrë malli për mua? Fare?

Pjesë të tjera nga biseda:

Ersida: Më knaq pafund.

Marjusi: Edhe 70 vjeçe do kaljmë bashkë një pleqëri të lumtur, e një rini flakë, pjeshka ime.

Ersida: Nëse undë do vdes, biri a do më premtosh që do martohesh dhe do bësh një vajzë të bukur ti vendosësh emrin tim.

Marjus: hahahah ca vdekje thua me. Unë të kam ty.

Pjesë nga një tjetër bisedë:

Ersida: Është jashtë ai. Jam me kloen.

Marjus: Të dua, ti je e imja.

Ersida: Dhe unë ty birush.

Marjus: Ti je e imja, për jetë. Princesh, ti ke hyrë në zemrën time dhe celësin un ja kam hedh peshkaqenit.

Pjesë nga biseda të tjera:

Ersida: Do vish tek unë?

Marjus: Ti nuk më do, vetëm fjalë ke. Kështu me don? Ti më lëndon

Ersida: Unë po bëhem gati për tek ty. Nuk të lëndoj./albeu.com/