Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti doza me kanabis, të cilat dyshohet se ishin gati për shitje.
Po ashtu, policia gjeti në banesën e të këtij të riu të identifikuar me inicialet Sh.Xh., 205 gramë kanabis.
“Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte bërë gati për shitje.
Po gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që ky shtetas e posedonte dhe e në momentin ndërhyrjes së Policisë e hodhi në territorin e jashtëm të banesës”,-njofton policia.
Arrestimi i 25-vjeçarit u bë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.