LUFTA/ Kthehen në Shqipëri 40 qytetarë që ndodheshin në Izrael, mes tyre dhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Autoritet shqiptare kanë bërë të mundur kthimin në atdhe të 40 qytetarëve të cilët kërkuan të largohen nga Izraeli pas situatës së krijuar një ditë më parë.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se në aeroportin Nënë tereza ëhstë ulur avioni me 40 qytetarë, mes tyre edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në një opercion të mbajtur sekret autoritetet shqiptare nisën ditën e sotme kthimin në atdhe të qytetarëve shqiptarë që punonin në Izrael, por që menduan largimin nga aty pas shpërthikmit të luftës.

Pasagjerët janë pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Sipas Ministrisë, në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.


Shtuar 8.10.2023 20:59