Largimi i Mane nga Liverpool, kush është klubi që të përfitojë një pjesë të parave

Sadio Mane e ka bërë të qartë se do të largohet nga Liverpool gjatë kësaj merkatoje, teksa destinacioni i ri mbetet ende pezull.

Bayern Munich ishte në epërsi për senagalezin që e shohin se zëvendësues të Lewandowskit, por së fundmi përfshirja në garë e Real Madridit ka trazuar ujërat.

Mane nuk kushton më shumë se 40 milion euro, ndaj klubet e mëdha do të bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij.

Një tjetër klub që pret të fitojë nga largimi i Mane është edhe ish-skuadra e tij Southampton që sipas The Athletic do të përfitojë 15-20% të shumës së transferimit./albeu.com