Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO jep vendimin për 10 të pandehurit

Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, megjithatë GJKKO dha në total mbi 90 vite burg që duhet të vihen në sigurinë e lartë.

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik, e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.

Për këtë rast SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “mirditori”.


Shtuar 25.06.2024 16:49