shqiperi

La Italinë për Shqipërinë, skiatorja 15-vjeçare fenomeni i Kupës së Botës (FOTO LAJM)

Një italiane do të mbajë flamurin kuq e zi duke përfaqësuar Shqipërinë në Kupën e botës në ski. Bëhët fjalë për Lara Colturi, 15 vjeccarja që është cilësuar si ylli I ri në ski.

Lajmi që Lara la Italinë për Shqipërinë mesa duket i mërziti pak bashkëatdhetarët e saj, sepse sipas tyre, ata e kanë shumë të vështirë ta konsiderojnë atë shqiptare.

Të lidhura

None found

Të qenurit vajzë e një nëne kampione olimpike si Daniela Ceccarelli, e cila është konsideruar si sportistja më e mirë e brezit të saj, mesa duket ka bërë që Lara të ecë në hapat e saj.

Lara ka mbërritur në Tiranë dhe mes shumë emocionesh dhe pa hequr asnjë moment vëmëndjen nga flamuri kuq e zi, qëndron fort krah nënës së saj dhe duke folur me sytë që I shkëlqejnë flet për eksperiencën e paharruar. Në një intervistë për gazetaren Bora Shahini, ylli I ri I botës së skisë është shprehur se:

“Pata një eksperiencë shumë të bukur në Amerikën e Jugut dhe jam shumë e lumtur që e kam bërë, që kam zbuluar vende të reja edhe sepse nuk kisha shkuar më parë dhe kam arritur disa objektiva mund të themi që i kisha vënë vetes dhe jam shumë e lumtur që jam kthyer me buzëqeshje që më lexohej në fytyrë. Po, për fat të keq kjo ishte gara ime e parë në Kupën e Botës, nuk është bërë për shkak të kohës së keqe dhe tani të mendojmë vetëm për të tashmen … tani mund të ecim përpara… gara tjetër do të jetë në Levi, Finlandë, do të nisemi atje që në 8 nëntor për në Levi dhe do të qëndrojmë aty për dy javë sa për të parë dhe për t’u ambientuar me vendin dhe më pas do të bëhet gara dhe do të kthehemi sërish në shtëpi”.

Shtëpia e saj e re sportive tashmë është Shqipëria, vendi që I besoi flamurin dhe prezantimin e kombit në botën e skisë. Por si lindën bisedat për një përfaqësim të tillë?

“Gjithçka filloi me mamin dhe Elvisin (Elvis Toci presidenti i federates se Skive)që u takuan në një garë të Kupës së Botës besoj dhe më pas, pasi mamaja pa që Elvisi ishte një njeri me shumë ambicie dhe kishte shumë projekte në mendje, kështu që i pëlqeu shumë kjo dhe në fakt, më pas ishte, u bë trajnerja teknike e Grupit Federal të Shqipërisë dhe më pas dalëngadalë, e pamë që na pëlqeu ky realitet dhe për këtë arsye vendosëm që edhe unë të bëhesha pjesë e kësaj familjeje të re dhe kështu pjesa tjetër erdhi vetë”.

Mediat italiane shprehën pakënaqësinë se përse duhet të largohej një yll si Lara Colturi. Por a ka humbur miq Lara për një “tradhti” profesionale? A janë ndikuar ata nga lajmet në media se Lara I braktisi?

“Në fakt nuk kam folur shumë me miqtë e mi, sepse u nisa menjëherë për në Amerikën e Jugut, kështu që nuk mund t’i takoja të gjithë fizikisht, por vazhdoj të mbaj kontakte me ta përmes rrjeteve sociale, Instagramit, Whatsapp-it e gjëra të ndryshme dhe për ata është dicka normale, domethënë asgjë nuk ndryshon, për ata jam gjithmonë mikesha e tyre. Pra, për ta absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye marrëdhëniet janë gjithmonë të njëjta.”

Lara tashmë ka shënjuar rekord si sikatorja më e re në Kupën e botës dhe kjo ndodh duke mbajtur mbi shpatulla flamurin shqiptar.

të fundit

PDK and the Alliance: Postponement of the constitutive session violates the Constitution

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur sërish sot në sallën plenare të Kuvendit, ku drejtuan…

12 minutes ago

Tirana Municipality grants permits to install elevators in old apartment buildings

Tre leje për instalimin e ashensorëve dhe shtatë leje për sistemin kapot janë miratuar në kuadër të Programit të Fondit…

12 minutes ago

Fire engulfs olive groves in the hills of Kot village; firefighters intervene in Selenicë

Një tjetër vatër zjarri është aktivuzar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Flakët vijojnë të përparojnë në terren,…

13 minutes ago

Fabrizio Corona threatened with violence against his son, perpetrators demand 500 euros

Një natë e frikshme për ish-paparacin italian Fabrizio Corona, i cili është përballur me një tentativë zhvatjeje dhe kërcënime ndaj…

13 minutes ago

Rama për anëtarësimin: Nuk besoj se 2027-a do të na presë me të drejtën e vetos! Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur skepticizëm për mënyrën se si mund të vijojë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

14 minutes ago

Fabrizio Romano sqaron zërat për një transferim të Benzemas te Barcelona

Karim Benzema nuk do t'i bashkohet Barcelonës pas largimit nga Al-Hilal, sipas gazetarit të transferimeve Fabrizio Romano.Ish-sulmuesi i Real Madridit…

14 minutes ago