Skiatorja Lara Colturi, u rikthye në garë për Kampionatin Botëror, por edhe duke fituar terren për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike.
Në etapën e zhvilluar në Sestriere të Italisë, në disiplinën e Slallomit Gjigant u rendit e 7-ta. Konkretisht, në zbritjen e parë ajo zuri vendin e 9-të dhe në të dytin vendin e 5-të.
None found
Me kohën e përbashkët të dy zbritjeve, ajo ishte vetëm 2 sekonda larg kohës së arritur nga Federica Brinjone e Italisë, e cila zuri vendin e parë.
Në përfundim të garës, Lara Colturit, i shtohen edhe 36 pikë në renditjen e kësaj Kupe Bote.
Ndërkohë, që sfida vijon në slallomin gjigant ku do të synojë të fitojë terren.
Në garën në Austri, Colturi nuk arriti të përmbyllë garën. Në ditën e parë ajo ishte me viroz ccka bëri që të mos ishte në treshen e fituesve. Ndërsa në të dytën u rrëzua në piste, duke bërë të skualifikohej nga gara.
Deri më tani ajo ka ngritur dy herë flamurin kuq e zi, duke marrë vendin e dytë e duke e renditur për herë të parë në histori Shqipërinë në konkurrentët kryesor në ski.
Garat e Kupës së Botës, u shërbejnë skiatoreve për të marrë sa më shumë pikë për të siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina që do të zhvillohen në muajin janar të vitit 2026.
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin…
Baltë, terren i paasfaltuar dhe vështirë i kalueshëm, mes pyjeve. Kështu duket një nga rrugët alternative në veri të Kosovës,…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ, Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në…
Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali…
Zyra e Kryeministrit ia ka dorëzuar sot Komisionit Hetimor Parlamentar raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve…
E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re,…