Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në seancën plenare të 7 korrikut në nder të viktimave të shkaktuara nga gjenocidi serb në Srebrenicë.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky rast që duhet të shërbejë që “agjendat politike dhe folklorizmat bajate t’i lëmë mënjanë”.
Balla bëri thirrje për ta votuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
“Të bëhemi gjithë bashkë për ta miratuar dhe në një moment gjatë kësaj seance duke qenë se në 11 korrik e kemi të pamundur të zhvillojmë një seancë të mbajmë e një minutë heshtje për nderimin e viktimave në Srebrenicë. Shprej besimin se do të votohet me 100% të votave”, tha Balla.