Teksa në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohej padia e një grupi deputetësh të opozitës kundër marrëveshjes për emigrantët me Italinë, një grup nga shoqëria civile protestuan para Gjykatës.
Ata e quajtën antikushtetuese dhe në shkelje të të drejtave të njeriut marrëveshjen për emigrantët.
Në përfundim të vendimit të Kushtetueses, e cila miratoi marrëveshjen, protestuesit vendosën në derë të gjykatës një kurorë mortore me lule.