Nëntë persona janë vënë në pranga ndërsa dy të tjerë kërkohen nga policia italiane për shkak se akuzohen se janë një grup kriminal që shpërndanin drogë në provincat e Romës. Në këtë operacion që u zhvilluat herët gjatë mëngjesit të sotëm u arrestuan këngëtarja shqiptare Elsa Lila dhe boksieri Petrit Bardhi.
Por kush e drejtonte grupin?
Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore, ndërsa për shqiptarin thuhet se ndodhet jashtë Italisë dhe është shpallur në kërkim.
Por si funksiononte grupi?
Ata përdorën një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. Droga që ruhej fillimisht në një magazinë në zonën e Torrevecchia dhe kupola ishte në Torpignattara dhe në Marranella.
Gjatë hetimeve u sekuestrua më shumë se një ton drogë. Grupi drejtohej nga dy persona, një romak dhe një shqiptar: ky i fundit aktualisht është në kërkim si i arratisur jashtë vendit. Ishin ata që menaxhonin tregtinë e hashashit dhe marijuanës që silleshin në Romë dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin.
Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…
Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…
Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…
Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…