shqiperi

Kursi mesatar Euro-Lek, pranë nivelit 117.5 për tremujorin I. Leku ka nisur sërish të fitojë terren…

Analistët financiarë parashikojnë që Leku do të ruajë pozita të forta ndaj Euros edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Analiza periodike e Raiffeisen Research për kursin e këmbimit valutor mes Euros dhe Lekut parashikon që raporti mes monedhave të lëvizë në intervalin mes 116 dhe 118 lekëve, ndërsa parashikimi pikësor për kursin mesatar është i vendosur pranë nivelit të 117.5 lekëve. Megjithatë, në analizë nënvizohet se risqet për shmangie nga intervali i parashikuar janë kryesisht në favor të Lekut, çka do të nënkuptonte një rënie të Euros në nivele edhe më të ulëta.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursi mesatar i këmbimit të Euros për vitin 2022 zbriti në 119 lekë, 122.5 lekë që kishte qenë në vitin 2021. Por, gjysma e dytë e viti ka sjellë një tendencë në dukshme drejt një mbiçmimi më të lartë të monedhës vendase. Për tremujorin e fundit 2022, Euro u këmbye mesatarisht me 116.4 lekë, ndërsa për muajin dhjetor kursi mesatar ishte edhe më i ulët, në nivelin 114.9 lekë.

Raiffeisen Research nënvizon se vera dhe dhjetori janë dy periudhat e vitit kur turistët e huaj dhe kthimi i shqiptarëve që punojnë jashtë vendit shkaktojnë presione nënçmuese mbi monedhën europiane dhe ndikojnë në një forcim të Lekut. Megjithatë, në javën e fundit të dhjetorit 2022 dhe në javën e parë të janarit 2023, luhatshmëria ka qenë më e lartë se zakonisht me euron që ka arritur pikën më të ulët historike prej 112.8 lekë.

Sipas analizës, rritja e fortë e yield-eve të Bonove të Thesarit mund të ketë ndikuar në zhvlerësimin historik të Euros. Diferenca midis yield-it të Bonove 12 mujore të Thesarit (5.83% në nëntor) dhe interesit të ofruar në depozitat në euro nga bankat (1.1%) ka arritur kulmin, duke joshur ndoshta individët të ndryshojnë një pjesë të kursimeve të tyre në euro në lekë. Numri i turistëve që hyjnë në vend ka vijuar të rritet edhe në muajt e fundit duke shtuar kërkesën për lekë dhe duke anuar më tej balancën e lekut drejt mbiçmimit. Për më tepër, bashkimi midis OTP dhe Alpha Bank vlerësohet se mund të ketë pasur ndikim në ecurinë e kursit, për shkak të konvertimit të kapitalit të bankës së përthithur nga Euro në Lekë.

Banka e Shqipërisë duket se ka qëndruar neutrale dhe nuk ka ndërhyrë në treg, megjithëse është vënë re njëfarë stresi me zgjerimin e spread-eve (diferenca mes çmimit në blerje dhe atij në shitje) në deri në 1.4 lekë krahasuar me një nivel prej rreth 0.6 lekësh në periudha normale.

Në javën e parë të janarit ndodhi një përmbysje e menjëhershme, me mbiçmimin e euros deri në 117.3 lekë, një rritje gati 4% në një javë. Edhe sipas Raiffeisen Research, hipoteza kryesore që shpjegon forcimin e shpejtë të Euros në fillim të janarit është rritja e shpejtë e shpenzimeve qeveritare në fund të muajit dhjetor dhe kursi i favorshëm për blerjen e Euros nga bizneset. Kompanitë që përfituan pagesa buxhetore në shuma të mëdha mund të kenë shfrytëzuar likuiditetin për të blerë në avancë Euro për nevojat e pritshme të biznesit, duke shfrytëzuar kursin e ulët.

 

Leku kthehet të fitojë terren

Ndërkohë, pas rënies së papritur në ditët e para të janarit, Leku ka nisur të rifitojë shumë shpejt terren ndaj Euros. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro të enjten u këmbye me 116.11 lekë, duke humbur rreth 1.2 lekë që nga fillimi i javës. Agjentët e tregut shprehen se vala e kërkesës së lartë për Euro në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të janarit ka kaluar dhe tregu po i kthehet tendencave të mëparshme. Agjentët kishin parashikuar se blerja në avancë e bizneseve do të sillte një rënie të shpejtë të kërkesës për Euro në tregun valutor dhe sinjalet e kursit të këmbimit tregojnë se pikërisht kjo ka ndodhur, madje edhe më shpejt se parashikohej.

Sipas ekspertëve të tregut valutor, kursi mes Euros dhe Lekut pritet të shfaqë tendenca të ngjashme me pjesën e fundit të vitit të kaluar. Kjo periudhë është karakterizuar ngë një ofertë e lartë dhe kërkesë modeste për valutë. Agjentët mendojnë se, për momentin, është e vështirë të identifikohen faktorë që mund të favorizojnë një ringritje të afërt të monedhës europiane.

Zgjedhjet lokale pritet të shoqërohen me rritje të shpenzimeve publike në pjesën e parë të vitit, duke nënkuptuar një rritje të ofertës së Lekut në treg. Megjithatë, sipas ekspertëve, me shumë të ngjarë as kjo nuk do të mjaftojë për të dobësuar pozitat e Lekut, sepse paralelisht periudhat parazgjedhore shoqërohen edhe me rritje të flukseve të valutës në treg./monitor/

të fundit

Ivan Perisic arrin një tjetër rekord historik dhe vendoset përkrah Messit në Kupën e Botës

Ivan Perisic shënoi për t'i dhënë Kroacisë epërsinë kundër Portugalisë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, por kroatët…

12 minutes ago

Mickoski: Ka ende hapësirë për marrëveshje për mënyrën e votimit të diasporës

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski përsëriti sot se pret që raporti i qershorit i BE-së të jetë më i miri,…

12 minutes ago

Donika Gërvalla nderon figurën e Ymer Elshanit gjatë vizitës në Shtëpinë Muze në Poklek të Drenasit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani në Poklek të…

20 minutes ago

Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, fermerët e Fierit: Nuk po shesim, duhet ndërhyrje urgjente

Sapo ka nisur sezoni i perimeve të fushës, por për fermerët e Frakullës në Fier situata është alarmante. Megjithëse prodhimet…

29 minutes ago

Wanted for Call Center fraud, Granit Pepnika arrested in Dhërmi

Granit Pepnika, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që iu zhvati 50 milionë euro qytetarëve evropianë…

37 minutes ago

The Zvërnec Project / Kushner Company to FT: Its future will ultimately be determined by Albania and the Albanian people

Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan, është bërë temë e diskutimeve të gjera në median…

38 minutes ago