Deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka treguar momentin kur e kuptoi qe ju rikthye tumori.
E ftuar në ‘Goca dhe gra’, ndër të tjera, ajo tregoi dhe momentin prekës kur kishte kuptuar që i është rikthyer tumori.
“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor.
“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”, u shpreh Matoshi.
Gjithashtu, aktorja shtoi se ka pasur mbështetje të madhe nga qytetarët e thjeshtë, të cilët i kanë dhënë forcë për të përballuar sëmundjen./albeu.com/