shqiperi

Kulla në zemër të Tiranës, reagon sërish Basha: Detyra jonë, të mposhtin heshtjen shurdhuese që dëmton interesin publik

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me ndërtimin e kullës 58-katëshe në Tiranë, të cilën e cilëson si mal të korrupsionit të mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze.

Basha shkruan se detyra e PD është të mposhtim këtë heshtje shurdhuese që dëmton interesin publik, ndërsa shton se do ta mbështesë SPAK-un për hetimin dhe ndëshkimin e të gjitha atyre që e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave.

Të lidhura

None found

Reagimi:

Mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë dhe nga ana tjetër e shndërron vendin tonë në një ferr pandershmërie dhe pandëshkueshmërie për qytetarët që kërkojnë standarde europiane për të ndërtuar jetët e tyre dhe familjeve të tyre.

Kjo “omertà”, ky kod i heshtjes, prodhon një ekonomi të deformuar, që nuk pasqyron forcat normale të tregut, që gjymton konkurrencën, iniciativën e lirë, besimin te institucionet, të cilat shihen si legjitimuese të krimit dhe korrupsionit.

Detyra jonë si Parti Demokratike është të mposhtim këtë heshtje shurdhuese që dëmton interesin publik, sa herë interesat e kastës 33 vjeçare bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni.

Prandaj sot dua të përsëris mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike ndaj SPAK-ut, mbi të cilin bie barra e rëndë e hetimit dhe ndëshkimit të të gjithë atyre që e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave, e cila nuk dëmton vetëm ekonominë, por edhe trashëgiminë, kujtesën historike, hapësirën publike, të kthyera në plaçkë për fare pak njerëzve.

Pastrimi i politikës përmes vetting-ut, është domosdoshmëri për t’i dhënë fund epokës së korrupsionit, që politikanët të mos jenë në shërbim të oligarkëve dhe interesave kriminale, por t’u shërbejnë qytetarëve dhe interesit publik.

të fundit

Francë–Iran pezullohet nga moti i keq, ja kur mund të rinisë sfida

Ndeshja e Kupës së Botës mes Francës dhe Iranit është pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike pranë…

31 minutes ago

Hoxha: Këtë herë janë shtuar gjasat për formimin e një shumice më të qëndrueshme

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se këtë herë ekzistojnë më shumë shanse për krijimin e një shumice më stabile…

1 hour ago

Belgium issues visas to Taliban delegation for EU migration talks

Belgjika i ka lëshuar viza një delegacioni taleban për të marrë pjesë në një takim për migracionin në Bruksel, duke…

1 hour ago

Punch-up erupts in Vlora, police escort several citizens to the station

Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në…

1 hour ago

Horoskopi 23 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë…

1 hour ago

Kepi i Gjelbër po habit në Kupën e Botës 2026: më pak vlerë se çdo skuadër e La Ligës, por mes surprizave më të mëdha

Një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës 2026 vazhdon të jetë ajo e Kepit të Gjelbër. Përfaqësuesja…

2 hours ago