Kryetari Alibeaj “ngre zërin” në Kuvend, Spaho-Ballës: Të ka hyrë frika nga Berisha

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar në Kuvend që maxhoranca të respektojë rregullat bazë të funksionalitetit të punës së Parlamentit.

Alibeaj ka folur pas debateve të ashpra në Kuvend, ku u përfshi edhe deputeti pro-Berishës, Edmond Spaho.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj e ka quajtur jonormale seancën e sotme plenare dhe ka ngritur zërin duke etiketuar Partinë Socialiste si fajtore.

Nga ana tjetër, Spaho replikoi në distancë me Taulant Ballën dhe u shpreh se këtë të fundit e ka zënë frika nga Sali Berisha.

“Të ka zënë frika nga Berisha ty”, u shpreh Spaho drejtuar Ballës./albeu.com/


Shtuar 24.03.2022 10:29