Kryen manovra të rrezikshme me mjet pranë një shkolle nën efektin e drogës dhe pa patentë , arrestohet nga policia 19-vjeçari

Ditën e sotme Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi , ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.

Policia ka vepruar menjëherë duke vënë në pranga 19 vjeçarin i cili as verifikimeve të kryera me drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 11.04.2024 20:13