shqiperi

Kokaina në portin e Durrësit, shikoni ku ishin fshehur 7 pakot! I paketuan në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë antidrogë

Policia e Durrësit përcjell informacionin lidhur me arrestimin e 7 kg kokainë dhe pamjet e operacionit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit.

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.

Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit  ku u gjet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit;

-M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

të fundit

Një vërejtje në punë ju mbetet në mendje për orë të tëra? Pse nuk duhet ta lidhni çdo reagim me veten

Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…

2 minutes ago

Gështenjat në dollapin e rrobave: Përse u pritej lëvorja dikur dhe sa mbrojnë ato nga tenjat

Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…

3 minutes ago

Drita pret Prishtinën në garën për kreun e Superligës, me formën në anën e gjilanasve dhe trofetë në anën e kryeqytetasve

Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…

4 minutes ago

37 kilograms of heroin seized in operation against international criminal group, five arrested

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

5 minutes ago

We don’t feel safe at all” – Woman describes threats against her and her children after ex-husband killed her two brothers

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…

6 minutes ago

Politico: Five developments Trump’s midterm election defeat could bring for Europe

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

6 minutes ago