Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe a
njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe familjeve të Kryeqytetit që trajtohen me ndihmë ekonomike në nivele tërësisht skandaloze të protestojnë kundër vjedhjeve dhe abuzimeve, ditën e premte në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.
Ai është shprehur se 5D gllabëron sa 9 vite fonde të ndihmës ekonomike në Kryeqytet
Postimi i Telitit:
2.2 milionë euro/vit për ndihmën ekonomike në Tiranë vs 30 milionë euro-t e 5D-ve strategjike. 5D gllabëron sa 9 vite fonde të ndihmës ekonomike në Kryeqytet.
Ironike duken pamjet e Kryebashkiakut të Tiranës kur e shikon që vesh një përparëse, merr garuzhden e mjerimit dhe mbush pjatat me ushqim për të varfërit e Tiranës nën fluksin e fotografëve dhe kameramanëve të kudogjendur.
Ironike kur shikon që Kryebashkiaku mundohet “të ndihmojë” të varfërit, ndërkohë që 5 drejtorët e tij nuk ndjekin hapat e “të madhit”, përkundrazi.
Ironike kur mendon që shefi “mundohet e lodhet” për të ndihmuar të varfërit, por dalin disa drejtora “të pabindur” që veprojne me mendjen e tyre dhe “tradhëtojnë” filozofinë dhe besimin e shefit të madh duke vepruar e ngrënë mbrapa kurrizit të tij.
Ama kulmi i ironisë është raporti propagandë vs realitet. Cdo vit janë rreth 2300-2400 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Tiranës, për të cilët buxheti alokon 2.2 milionë euro në vit për pagesat e kësaj ndihme, ndërkohë nga ana tjetër na del në skenë 5D-ja që merr fap e fap plot 30 milionë euro (gjithmonë pa dijeninë e shefit ).
A ka padrejtësi më të madhe sesa të luash e të bësh politikë me garuzhden e varfërisë, ndërkohë 5D bën kërdinë?
Ndaj i bëj thirrje cdokujt që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e tij, cdokujt që varfëria i ka zënë rrënjë të thella në familjen e tij, të ngrihet e të protestojë të premten ora 11.00. Tirana dhe Shqipëria janë të keqadministruar dhe të vjedhur.
Të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut Veliaj që në njërën dorë mban garuzhden e varfërisë e në dorën tjetër stilografin e Autoritetit Kontraktor të Bashkisë Tiranë.