Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit Berat rivlerësim të masës, masë që u krye ditën e sotme.
Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e TikTokut kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë. Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
None found
Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”,kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut,për disa video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare.
Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…
Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…
Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…
Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…
Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…