shqiperi

Kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga seancat plenare u rrëzua, Bylykbashi: Qeveria përdor dy standarde

Një ditë para mocionit me debat që pritet të zhvillohet në Kuvend, deputetët e opozitës kanë kërkuar kthimin në Parlament të demokratëve të përjashtuar.

Ditën e sotme, jashtë ambienteve të Kuvendit ata folën edhe mbi rrëzimin e kërkesës së tyre për përjashtimin e  ministres Elisa Spiropali nga seancat plenare me argumentin se kjo e fundit ka shkelur etikën me gjuhën e përdorur gjatë seancës së fundit në Kuvend.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për mediat, deputeti, Oerd Bylykbashi tha se vendimi i marrë ditën e sotme nga sekretariati i Etikës, tregon standardin e dyfishtë që sipas tij qeveria po përdor për të përjashtuar deputetët e opozitës me qëllim që këta të fundit të mos jenë të pranishëm për debat në seancë plenare.

Bylykbashi: Kërkuam që të përdoret i njëjti standard që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës. Është tregues i qartë i dy standardeve që kjo mazhorancë po përdor si dhunim ndaj deputetëve të opozitës me qëllim që të pengojnë praninë e deputetëve në sallë. Kemi kërkuar thjesht mbajtjen e mocionit dhe ngritjen e komisionit për çëshjten ‘Mc Gonigal. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, është standard i dyfishtë. Edi Rama që përfaqësohet nga Spiropali është simboli i dhunës verbale. Nuk presim zgjidhje nga kjo gjë.

Ata kërkuan edhe që të nesërmen, të pranishëm në seancë të jenë edhe 4 deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi të cilët me vendimin e 21 shkurtit, janë përjashtuar nga seancat plenare për 10 ditë që do të thotë se të nesërmen nuk do mund të jenë të pranishëm kur të mbahet mocioni me debat./Albeu.com/

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

16 minutes ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

22 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

3 hours ago