shqiperi

Kërcënuan me jetë dhe i kërkuan 150 mijë paund, pranga 29-vjeçarit të dënuar për vjedhje

Një 29-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi bashkë me shokun e tij, të shpallur në kërkim, kanë kërcënuar një person se do e vrisnin në rast se nuk u jepte 150 mijë paund.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.

Të lidhura

None found

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Undone”.

Kanosën për jetën, një shtetas, që t’u jepte 150 000 paund, vihet në pranga 29-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi T. M., se dy persona e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Undone”.

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund.

Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë?‍♂️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?‍♂️??‍♂️

të fundit

Abdixhiku: LDK will not incite citizens against one another after tensions in Parliament

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar edhe për tensionet e djeshme në Kuvend. Ai ka thënë…

3 hours ago

Abdixhiku: LDK-ja nuk do t’i nxisë qytetarët përballë njëri-tjetrit pas tensioneve në Kuvend

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar edhe për tensionet e djeshme në Kuvend. Ai ka thënë…

4 hours ago

Divjaka Protests for the 18th Consecutive Day Against the Socialist Party’s Proposal to Merge the Municipality with Lushnja

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

5 hours ago

“Duam sezon të madh”, Thibaut Courtois zbulon edhe kërkesën e veçantë të Jose Mourinhos

Thibaut Courtois ka zbuluar kërkesën kryesore të Jose Mourinhos për futbollistët e Real Madridit gjatë fazës përgatitore, duke treguar se…

5 hours ago

Horoskopi 18 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashi i dashur, ka ardhur koha të riorganizoni pak jetën tuaj profesionale por edhe atë private. Merrni këtë ditë…

5 hours ago

Divjaka proteston për të 18-ën ditë kundër propozimit të PS për bashkimin e bashkisë me Lushnjen

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

5 hours ago