Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu ka humbur nënën e saj.

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ku shkruan se nëna e saj ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

‘Me dhimbje të madhe e shpirt të copëtuar, njoftoj humbjen e njeriut tonë më të shtrenjtë, Nënës sonë Mirjana Shestani Gjylbegu’, shkruan ajo.


Shtuar 13.04.2024 18:35