Tre ditë më parë, Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës bëri publik në llogarinë e tij në Facebook, rastin e një personazhi “VIP” që sipas tij frekuenton rregullisht poligonëte qitjes. Ky personazh shumë i njohur i showbizz-it, thotë Karamuço, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj.
None found
I ftuar në Abc Live, eksperti i kriminalistikës nuk e bëri të ditur emrin e personazhit në fjalë por theksoi se ai që është për t’u shqetësuar në këtë rast është fenomeni.
Ai theksoi se këto sjellje mund të jenë fare miri indiciet e para të një sjellje që mund të degradojë me kalimin e kohës në një tragjedi brenda familjes.
“Personi që vijon me këto lloj sjelljesh duhet të ndalojë…Unë i frekuentoj shpesh këto ambiente, aty kam marrë vesh, që ka pasur një personazh shumë të njohur të showbizz-it. E kam marrë si shkaka, por më pas ma ka konfirmuar një gazetare e kronikës. Unë jam shqetësuar shumë.”
Ndërsa kujton atë që ndodhi në Roskovec, Karamuço thotë se problemet në familje nuk duhet t’i marrim si fenomene që shqetësojnë vetëm rrethet tranzitore rurale, por ato fare mirë mund të gjenden mes nesh.
“Merr vesh që në ekranet e Tiranës dalin njerëz që mund të degradojnë në problematika të rënda….Doja të dërgoja një sinjal publik që sytë duhet të kthehen edhe te njëri-tjetri. Të ruajmë njëri-tjetrin që të mos kemi kështu çrregullimesh.”
Sipas tij, rasti në fjalë mund të jetë një formë zbavitjeje, por mund të jetë edhe pasojë e një frustrimi të shtresëzuar nga marrëdhëniet e brendshme që mund të jetë krijuar me bashkëshortin apo familjarët e tij.
“…Kjo kthehet në opsesion… ta shprehësh me armë zjarri është një fazë disi alarmante. Nuk e dallojmë dot më pas nëse kjo qëllon për t’u qetësuar emocionalisht apo qëllon në formë testi që ta provojë në një ambient tjetër.”
Ervin Karamuço shpreson që statusi i tij të ketë pasur ndikim terapeutik për ata persona që ndjejnë edhe vetë që mund të kenë probleme ndërsa shton se të gjithë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin./abcnews.al/
Enis Rexhepi është një prej talenteve më premtues të akademisë së Stuttgartit, ku po tërheq vëmendjen me paraqitjet dhe aftësinë…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga takimi me një të ri në ambientet e Kryeministrisë.Në…
Goli i Alen Vukaj te InteriNë ndeshjen e zhvilluar mes Inter U19 dhe Shakhtar Donetsk U19, në UEFA Youth League,…
Kryetari i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, kryeprokurorin e…
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtruese…