Arton Konushevci, kryetar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka reaguar pas raportimeve dhe diskutimeve të sotme për mosmiratimin e amendamentit që parashikonte 1 milion euro shtesë për proteza dhe pajisje të tjera mjekësore për invalidët e luftës.
Ai ka sqaruar se mbulimi i kostove të protezave për invalidët e luftës së UÇK-së është zbatuar që nga viti 2023, ndërsa në dhjetor të vitit 2024 skema u zgjerua edhe për invalidët civilë të luftës.
None found
Sipas Konushevcit, përfituesit mund të zgjedhin vetë institucionin ku duan ta marrin shërbimin dhe shpenzimet e trajtimit mbulohen 100 për qind.
Ai tha se deri tani të gjitha rastet që kanë pasur nevojë për këtë shërbim i kanë pasur kostot e mbuluara.
“Nga informacionet që kam, aktualisht nuk ka asnjë kërkesë për protezë që pret trajtim. Financimi i këtij shërbimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehur ai.
Konushevci theksoi se moskalimi i amendamentit për mjete shtesë në buxhet nuk do të thotë se protezat për invalidët e luftës kanë mbetur pa financim.
Raportet për trajtimin dhe rimbursimin tregojnë se deri më tani kanë përfituar 103 persona, ndërsa shuma totale e rimbursimeve të miratuara arrin në 1,488,631.83 euro.
Nga kjo shumë, 58 invalidë të luftës së UÇK-së kanë marrë rimbursime të miratuara në vlerën 1,022,570.01 euro.
Ndërkohë, 45 invalidë civilë të luftës kanë përfituar rimbursime të miratuara në vlerën 466,061.82 euro.
Kryetari i komisionit tha gjithashtu se Qeveria Kurti e ka kthyer këtë financim në një mekanizëm institucional përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Sipas tij, kjo ka bërë që administrimi të mos varet më nga vendimi i vetëm një personi, siç kishte ndodhur më parë.
“Mbështetja financiare që po kërkohet përmes amendamentit është pjesë e një mekanizmi që funksionon prej vitit 2023 dhe që do të vazhdojë të zbatohet”, deklaroi Konushevci.
Duke folur për debatin në Kuvend, ai vlerësoi se kjo çështje është përdorur edhe për interesa politike. Sipas tij, edhe deputetët opozitarë në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Personat e Pagjetur kanë qenë të informuar për mekanizmin ekzistues të financimit.
Konushevci bëri të ditur se gjatë mbledhjeve të komisionit, një anëtar kishte thënë: “Le të shkojë kjo çështje te Komisioni për Buxhet dhe ata të mos e votojnë, që të mbetet te ata”.
Sipas tij, një qëndrim i tillë krijon përshtypjen se debati për një çështje të ndjeshme po shfrytëzohet për përfitime politike dhe vëmendje në rrjetet sociale, në vend që fokusi të jetë te nevojat konkrete të përfituesve.
Ai nënvizoi se invalidët e luftës dhe invalidët civilë të luftës kanë nevojë për trajtim dinjitoz, mbështetje të pandërprerë dhe informacion të saktë mbi të drejtat e tyre. Çështja, sipas tij, duhet të trajtohet me përgjegjësi institucionale dhe jo përmes deklaratave që mund të shkaktojnë pasiguri te përfituesit.
“Në cilësinë e kryetarit të Komisionit, do të vazhdoj të angazhohem që, brenda kompetencave tona parlamentare, të mbikëqyrim zbatimin e këtij mekanizmi dhe të punojmë për përmirësimin e trajtimit të të gjitha kategorive të dala nga lufta”, shkroi Konushevci në Facebook.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi inspektim në punimet për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Ai publikoi në…
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të…
Marcus Rashford po kalon një periudhë të vështirë te Manchester Unitedi, pasi ende nuk ka shënuar gol apo asistuar në…
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit. Pak…
Trupa akademike dhe pedagogë të shumtë i janë bashkuar zyrtarisht marshimit të sotëm të studentëve, duke e cilësuar kauzën e…
Kanali zyrtar televiziv i Real Madridit, RMTV, ka kritikuar ashpër Barcelonën dhe gjykimin në La Liga, vetëm pak ditë para…