Kapen me mbi 17 kg marijuanë, në pranga dy shqiptarë në Itali

Policia italiane arrestoi një 32-vjeçar dhe një 39-vjeçar me kombësi shqiptare, banues në San Giovanni in Marignano, dhe sekuestroi një sasi të madhe marijuane në banesën e njërit prej tyre.

Në banesën e 39-vjeçarit mësohet se janë gjetur u 17.5 kg marijuanë, pjesërisht në krevat dhe pjesërisht në dy pako të fshehura në banjë. Lënda narkotike i ishte nënshtruar një procedure tharjeje, falë fryrjes së ajrit të nxehtë nga kondicioneri i dhomës.

Kështu, 39-vjeçari ka bërë deklarata spontane në polici, duke mohuar se ishte pronari i drogës, ai ka ofruar ta mbante për llogari të shokut të tij, i cili banon në një pallat.

 


Shtuar 20.01.2024 14:26