Ka vizituar Saimir Tahirin në burg? Rama: Nuk kam arsye të vizitoj një të burgosur

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Opinion, ku ndër të tjera u pyet edhe nëse është futur në burg për të takuar ish-ministrin e tij Saimir Tahiri, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit.

Rama e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka asnjë arsye të vizitojë asnjë të burgosur.

“Këto janë çështje serioze dhe nuk janë pyetje që i bëhen një kryeministri. Nuk kam asnjë arsye të vizitojë asnjë të burgosur dhe nuk dua të vazhdoj”, u shpreh Edi Rama.


Shtuar 7.04.2022 22:47