“Jo vetëm mëshqerrat!” Dorën lart! Deputetët e PS miratojnë në pa debat dhe distancë Paketën Fiskale

Teksa deputetet e opozitës kapërcenin kangjellat e portës e parvazet e dritareve pasi garda u kishte mbyllur derën, socialistëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave iu desh vetëm një orë për të miratuar të gjitha ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm. Mbledhja online e ofroi këtë komoditet për mazhorancën.

“Unë dua të sigurohem që projektligji të përfshijë përjashtimin nga TVSh të mëshqerrave të mbarsura që vijnë në territorin e Republikës së Shqipëroi dhe që lindin këtu, pranë blegtorëve,” u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.

Garancinë se nga tatimi mbi vlerën e shtuar do të përjashtohen jo vetëm mëshqerrat, por edhe kategori të tjera në blegtori, Braçe mori nga zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.

“Jemi në proces bisedimesh me Ministrinë e Bujqësisë që të miratojmë edhe një listë përfundimtare ku të përfshihen edhe derrat apo kategori të tjera.”

Ndër ndryshimet fiskale të miratuara nga deputetët e mazhorancës ishte dhe rritja e taksës së karbonit e cila nga 3 lekë për kilogram do të rritet në 15.3 lekë deri në vitin 2030. /albeu.com


Shtuar 6.11.2023 15:24