“Jam penduar te Allahu”, Fero rrëfen pishmanin e jetës (FOTO LAJM)

Reperi i famshëm Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka deklaruar se është penduar për tatuazhet që ka bërë.

I ftuar në “Barber Shok”, reperi u shpreh se e gjitha kjo ndodhi kur shfletoi disa hadithe të Kur’anit, (që njihen si fjalë të thëna nga Profeti Muhamed), të cilat e bënë që të ndryshojë mendim mbi bojën në trup.

“Me thënë të drejtën më ka rënë t’i lexoj disa hadhithe, edhe kam vendosur që s’bëj më tatuazhe. Këto që i kam bërë, jam penduar te Allahu, por s’bëj më. Tash kohën me kthy për t’i hequr, s’mund t’i heqë, por prej tani nuk bëj më”, tha Fero.

Sakaq, ai ka folur mbi rikthimin e tij në muzikë, përkatësisht në label-in që dikur e bëri të famshëm, ON Records./albeu.com/


Shtuar 9.05.2022 18:21