Ishte duke u larë, mbytet 16-vjeçari në ujëmbledhësin e HEC-it në fshatin Çidhen

Një 16-vjeçar ka humbur sot jetën tragjikisht. I mituri është mbytur teksa po lahej në ujërat ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen.

Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi rreth 16 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 11.08.2024 13:11