“Isha i dashuruar, sot mund të kisha fëmijë”, Doktori i Fiksit tregon pengun e madh: Njëri prind ka 3 vjet në krevat

Gentjan Pjetri i njohur si “Doktori i Fiksit”, ka rrëqethur me rrëfimin e tij së fundmi. Ai ka folur për largimin nga emisioni “Fiks Fare” ku edhe jeta e tij ka pësuar ndryshim e gjithashtu është rrëfyer edhe për për jetën private.

Në një intervistë për “Të Harruarit” në “Syri Tv”, ai i prekur, rrëfen se ka qenë i dashuruar dikur, por e humbi dhe gjëja që do të adhuronte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.

“Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba. Mbase do të isha sot edhe me fëmijë, por ja që s’nuk. Është një peng për mua. Nuk e di çfarë do të bëja por do ta adhuroja dhe do ta doja shumë. Besoj që edhe gruan do ta doja, por ja që nuk më ndodhi aq e qartë”.

Rikujtojmë se Gent Pjetri ka qenë i martuar me Gerta Pjetrin vite më parë, por martesa e tyre nuk funksionoi dhe vendosën ta shkëpusnin kurorën e tyre në rrugë të paqta.

Doktori shprehet shkurtimisht se njëri prej prindërve të tij ka 3 vite në krevat, është fëmij i vetëm pa motër e vëlla dhe se ka një nënë tepër narciste.

“Jeta ime është për të qeshur! Kam dy prindër, një nga ata ka 3 vjet në krevat fatkeqësisht. Kam edhe një nënë shume narciziste, që gjithë jetën e ka adhuruar veten dhe e adhuron veten. Nuk kam as motër as vëlla, jam laj, tha, vish, hekuros, palos, nxirr xhiro, Ky jam unë!”-tha ai.