Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka aksidentuar pasditen e sotme me makinë një 17 vjeçar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:00 në Llogara pranë fushës së sportit, ndërsa gjendja e të riut është e rëndë.
Shtetasi E.H, 17 vjeç i cili ishte duke lëvizuar në këmbë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme pasi u përplas nga një automjet.
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Mësohet se automjeti drejtohej nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano.
17-vjeçari, sipas informacioneve të para ndodhet në gjendje të rëndë./albeu.com