Demokrati Isa Sakja, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se do të marrë pjesë në primaret e Berishës për marrë pjesë në garën për kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
“Skuadra jonë e madhe; bashkimi i gjithe qytetareve te Kavajes, motra e vëllezër në shpirt , si dhe besa që i kemi dhënë historisë e njëri- tjetrit për çuarjen përpara të vlerave të demokracisë dhe ripërtëritjen e qytetit nuk mund të njohë tjetër, veçse FITORE”, shkruan ai ndër të tjera në postim.
None found
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë të Bashkisë së madhe Kavajë,
Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë.
“Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë të pandalshme!”
Askush nga ne nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve për të marrë gjithçka për vehten dhe një grup të vogël oligarkësh që i rrethon.
Zgjedhjet konkuruese prodhojne demokraci.
E gjithë jeta është përpjekje për të realizuar një qëllim, e vetmja zgjedhje që ne mund të bëjmë është të zgjedhim qëllimin e drejtë.
Në 14 maj 2023 ne, populli i Kavajës e kemi zgjedhur qëllimin tonë: ne do të rikthejmë demokracinë në pushtetin lokal.
Ne do të rivendosim marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrin vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik.
Të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht i cili nis sot dhe do të përfundojë me 14 maj me fitoren tuaj të Bashkisë Kavajë.
Sepse ne së nashku kemi guximin, kemi energjinë pozitive, kemi dashurinë për qytetin, kemi eksperiencën, ndaj do të kemi edhe FITOREN!
Skuadra jonë e madhe; bashkimi i gjithe qytetareve te Kavajes, motra e vëllezër në shpirt , si dhe besa që i kemi dhënë historisë e njëri- tjetrit për çuarjen përpara të vlerave të demokracisë dhe ripërtëritjen e qytetit nuk mund të njohë tjetër, veçse FITORE!
Ajo i do guximtarët!/albeu.com
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…
Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…
Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…
Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…